75 Mall Live Search
09:51 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Juventusi mendonte ta luante ndeshjen e Championsit, në Shqipëri

Ngjarjet e ditës së fundit në Itali dhe në Shqipëri sa i përket përhapjes së coronavirusit, kanë prishur një plan që do të kishte qenë më të vërtetë i bujshëm për vendin tonë.

Klubi i Juventusit ka marrë në konsideratë në ditët e fundit idenë për të luajtur në Shqipëri ndeshjen e tij në Ligën e Kampioneve ndaj Olimpik Lionit.

Juventusi ishte i ndërgjegjshëm, që s’ do të luante dot me tifozë ndeshjen e kthimit në Torino pas dekretit qeveritar të dy ditëve më parë. Ndaj kërkonte një vend ku të mund të luante këtë ndeshje dhe ku tifozët e tij të mund të udhëtonin për ta ndjekur sfidën. Dy ishin hipotezat kryesore.

E para ishte Malta, në Ta Qali, ndërsa e dyta sipas “Tuttosportit” ishte “Air Albania” në Tiranë, dy vende fqinje ku udhëtimi i tifozëve nuk do të ishte i largët.

Por pista në Maltë ra menjëherë, pasi autoritetet në këtë vend kanë vendosur bllokimin e plotë të udhëtimeve të shtetasve italianë si masë ndaj përhapjes së infeksionit. Ndërkohë, caktimi zi “zonë e kuqe” e gjithë Italisë të hënën në darkë, bëri të pamundur lëvizjen e tifozëve jashtë saj. Kufizimet e vendosura nga Qeveria shqiptare gjithsesi e bënë edhe më të pamundur realizimin e kësaj ideje të bardhezinjve që tani me sa duket do të jenë të detyruar të luajnë ndeshjen në stadiumin e tyre, por pa prani tifozësh.