Juventusi rigjen Dybalan në Verona, Napoli sërish +1 pikë
Një ish si Martin Caceres, nuk mund t’ia prishte festën Juventusit në sfidën e fundit të vitit në transfertë me Veronën. 30-vjeçari uruguajan realizoi një gol të bukur nga një distancë rreth 25 metra, duke kthyer paraspeshën në pjesën e dytë pasi në fraksionin e parë Matuidi kishte zhbllokuar sfidën në favor të bardhezinjve.
Në momentin më të mirë të veronezëve doli në skenë Paulo Dybala, fillimisht me një goditje të shpejtë brenda zonës, pasi u shërbye nga Lichsteiner, më pas një depërtim të jashtëzakonshëm mes 6 futbollistëve vendas, që u finalizua me golin e tretë për Juventusin me një goditje në rrëshkitje e sipër. Kampionët e Serisë A realizuan edhe një gol të katërt direkt nga goditja e lirë, por që u anuklua nga anësori (vendim që u konfirmua edhe nga sistemi VAR) për pozicion jashtë loje të Higuain, si pjesëmarrës në aksion.
Një fitore me shumë vlera për Juventusin, që rikthen diferencën prej vetëm një pike me Napolin kryesues.