75 Mall Live Search
21:37 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / Blerim

Juventusi rrezikon të bie nga liga, Suarez ia bën ‘sherrin’


Skuadra e Juventusit pritet të dënohet me para ose rënie nga liga, kjo si shkak i rastit me Luis Suarez.

Edhe Federata Italiane ka hapur hetimet tek menaxherët e Juventusit për provimin e italishtes që e kishte bërë Luis Suarez, por çfarë rrezikon klubi kampion i Italisë.

Sipas “SportMediaset” thuhet se gjithçka sillet rreth nenit te kodit federal që njihet si rasti “Passaportoli” i vitit 2001 – neni 32, paragrafi shtatë.

Ish sulmuesi i Barcelonës, i cili kaloi më vonë në Atletico Madrid, ju nënshtrua testit të gjuhës italiane në Universitetin e Perugjia dhe dukej se do ta kompletonte kalimin e tij në Juventus.

Por, bardhezinjtë tashmë kishin plotësuar numrin e lojtarëve jo europian dhe sulmuesi uruguaian kishte aplikuar për nënshtetësi italiane që t’i shmanget kësaj rregulle.