Juventusi shënjestron dy lojtarë për verën e ardhshme
Gjigantët në Serie A Juventus raportohet se tashmë po planifikojnë për verën e vitit 2020, me dy lojtarë si shënjestrat kryesore.
Një raport nga IlBianconero pretendon se Ivan Rakitic është ideja e parë që Zonja e Vjetër ka. Mesfushori i Barcelonës u lidh me Juve në ditët e fundit të dritares së transferimit dhe një marrëveshje e shkëmbimit që përfshin Emre Can dështoi.
Raportohet se Rakitic do të jetë një opsion i favorshëm për verën e ardhshme pasi kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2021, transmeton Indeksonline.
Një opsion tjetër është Christian Eriksen, i cili ishte i lidhur me Real Madridin, por përfundoi të qëndrojë në Tottenham për shkak të mungesës së ofertave nga klubet.
Kontrata e tij përfundon verën e ardhshme dhe Juve do të përpiqet ta firmosë atë në mënyrë të përhershme./Indeksonline/