75 Mall Live Search
20:41 / E Enjte, 23 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Juventusi siguron kualifikimin tutje në Europa League, fiton bindshëm ndaj Nantes

Juvendusi ka arritur të kualifikohet në 1/8-tën e finales në Europa League.

‘Bardhezinjët” mposhtën në ndeshjen e dytë skuadrën franceze, nantes, në udhëtim me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Ishte sulmuesi Angel Di Maria i cili shënoi hat-trick, dhe i siguroi kualifikimi Juventusit.

Argjentinasi shënoi një supergol qysh në minutën e 5-të të ndeshjes.

Gjerat për Juventusin u bën edhe më të lehta pasi Nicolas Pallois u ndëshkua me karton të kuq, dhe gjyqtari akordi penallti, ku Di Maria u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 20-të.

35-vjeçari kompletoi hat-trickun në minutën e 78-të, kur goditja e tij u ndal nga portieri kundërshtar, por goli u pranua nga teknlogjia në vijën e portës.

Juventusi me këtë fitore kalon tutje në Europa League, pasi ndeshja e parë në ”Alianz Stadium” përfundoi me barazim 1-1./IndeksOnline/