75 Mall Live Search
11:31 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Juventusi vendosë për të ardhmen e Miralem Pjanic

Është raportuar se Miralem Pjanic pritet ta rinovojë kontratën me Juventusin, me një ngritje në pagë prej 6 milionë euro në sezon, shkruan IndeksOnline.

Boshnjaku ka qenë i lidhur me një largim nga ”Zonja e Vjetër” këtë verë, teksa disa klube evropiane kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Megjithatë, Gazzetta dello Sport shkruan se asnjë klub nuk ka ofruar 100 milionë euro për Pjanic, aq sa kërkon Juventusi për mesfushorin.

Dhe me afatin kalimtar në Angli që është pranë mbylljes, Pjanic nuk ka gjasa të largohet tani për tani nga Juventusi.

E përditshmja italiane raporton se një takim i mbajtur ndërmjet lojtarit dhe përfaqësuesve të Juventusit në Milano rezultoi të ishte pozitiv.

Edhe pse ende nuk janë zbuluar detajet e plota të kontratës së re të Pjanic, thuhet se ish-anëtari i Romës do të ketë një ngritje prej 1.5 milionë euro nga paga aktuale./IndeksOnline/