10:41 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Juventusi vihet pas njërit nga futbollistët më të mirë në Bundesligë

Juventusi është duke luftuar në tri fronte (Serie A, Copa Italia dhe Champions League) këtë sezon, shkruan indeksonline.

Zonja e vjetër ka filluar që tani të mendoj për sezonin e ardshëm për të rritur cilësinë e skuadrës.

Sipas Calciomercato, Juve ka përparuar në garën për të siguruar shërbimet e fantazistit suedez, Emil Forsberg.

26 vjeçari ka probleme të theksuar me trajnerin e Leipzig dhe shumë lehtë mund të largohet në fund të sezonit.

Forsberg u transferua në Bundesligë në vitin 2015, ku që atëherë ka zhvilluar 93 ndeshje dhe ka shënuar 17 gola. /IndeksOnline/