Juventusi zyrtarizon Zhegroven, paga e tij do të jetë marramendëse

Juventusi ka zyrtarizuar transferimin e Edon Zhegrovës nga Lille.
Ylli i Kosovës ka arritur në Torino ku pas pak do t’u nënshtrohet testeve mjekësore.
Lojtari i Kombëtares së Kosovës ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me gjigantin italian, e cila do ta mbajë të lidhur me bardhezinjtë deri në vitin 2030.
Rreth 200 mijë euro në muaj do të jetë paga e Zhegroves te Juve.
Me këtë kontratë, Edon Zhegrova hyn në mesin e lojtarëve më të paguar shqiptarë të të gjitha kohëve./Indeksonline/
Edon Zhegrova è atterrato a Torino 🛬 pic.twitter.com/sH54wsL8wh
— JuventusFC (@juventusfc) September 1, 2025