20:33 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / Blerim

Juventusit i kthehen Chiesa dhe Dybala

Skuadra e Juventusit ka pranuar një lajm të madh gjatë ditës së sotme, pasi futbollistët, Federico Chiesa dhe Paulo Dybala kanë zhvilluar stërvitjen e plotë.

Të dy futbollistët janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Cagliarit këtë fundjavë, shkruan IndeksOnline

Gjithashtu, për këtë ndeshje pritet që nga minuta e parë të fillojë, De Ligt i cili tashë e një kohë është jashtë fushe, si shkak i lëndimit në krah.

Të shohim këtë javë se cili do të jetë vendimi për Dybalan e Chiesan.