Juxhini ngacmon Angelon për Gretën: Të shoh të dashuruar, mund t’a futësh në…
Juxhini dhe Angelo kanë krijuar një raport mjaft të mirë shoqëror brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Ata rrinë mjaft kohë me njëri-tjetrin, ku herë pas here flasin për strategjinë e tyre në lojë.
Ditën e sotme, Juxhini e ka pyetur Angelon në lidhje me banoren që hyri të shtunën në shtëpi, Greta. Aktori i është drejtuar moderatorit duke i thënë se ‘e sheh si të dashuruar këto ditë’.
Teksa e pyeti se si e ka situatën me Gretën, Angelo tha se ‘është vajzë e mirë dhe pozitive’. Më pas Juxhini e pyet nëse ‘mund t’a fusë në kthetra’ dhe banori u përgjigj ‘po.
Kujtojmë se Greta është kunata e Selin. Ajo është e dashura e vëllait të banores së shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Pjesë nga biseda:
Juxhini: Do më flasësh pak ti për ndjesitë e tua të reja se të shikoj si të dashuruar këto ditë
Angelo: Kam dashur të lë hapësirë për njerëzit
Juxhini: Si të duket situata me Gretën? Ça bisedash ke bërë me të?
Angelo: Vajzë e mirë, pozitive
Juxhini: Mund t’a futësh në kthetra?
Angelo: Po, kishim nja dy shoqe të përbashkëta jashtë. Duket tip që e kupton lojën
Juxhini: Po ta kesh vënë re ka ardhur te ne në fillim
Angelo: Nuk e prisja situatën me bikini

