14:41 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ka 1 muaj, që është dëmtuar gypi i ujit në Bardhosh, banorët të shqetësuar

Ka një muaj qe kur në fshatin Bardhosh është dëmtuar një gyp i ujit.

Banorët e fshatit Bardhosh janë shprehur të shqetësuar, lidhur me këtë gjë pasi si pasojë e kësaj gjatë ditës derdhet me mijëra litra ujë.

Sipas tyre vazhdimisht janë ankuar  në KRU “Prishtina”, mirëpo deri tashti nuk është ndërmarrë asgjë.

Madje uji që po derdhet nga ky gyp i dëmtuar dhe po kalon edhe nëpër ara të banorëve./Indeksinline/