18:27 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ka 3 muaj që kur në Lagjen Dardania mungon ndriçimi i rrugëve, qytetarët ankohen

Qytetarët në kryeqytet përveç probleme të tjera nëpër lagje, një problematikë e madhe për ta mbetët të jetë edhe ndriçimi i rrugëve gjatë natës.

Në shumë rrugë mungon ndriçimi e kjo i bën qytetarët të ndihen të pasigurt gjatë qarkullimit te tyre në orët e vona, shkruan Indeksonline.

Edhe në Lagjen Dardania në Prishtinë konkretisht në rrugën “Dalmatët” dhe “Lekë Dukagjini ka më shumë se tre muaj që mungon ndriçimi.

Sipas qytetarëve të kësaj lagje, edhe pse ata janë ankuar dhe kanë adresuar shqetësimin tyre ne Komunë, nuk kanë marrë ndonjë përgjigje nga këta te fundit./Indeksonline/.