07:47 / E Mërkurë, 21 Korrik 2021 / OSH

“Ka ardhur koha të bëhem baba”, Erik Lloshi flet për planet për të zgjeruar familjen

Erik Lloshi është një ndër këngëtaret më të dashur të ekranit. Prej vitit 2019, ai është martuar me partneren e tij, Rominën. Së fundmi, gjatë një interviste këngëtari foli për planet e së ardhmes. Artisti tregoi se ndihet mjaft i lumtur me bashkëshorten, madje ka zbuluar se dëshiron që të bëhet baba.

“Ndihem shumë mirë, jam shumë i lumtur, besoj se ka ardhur koha që të bëhem edhe baba, shumë shpejt, por akoma nuk kemi asgjë konkrete. Shpresoj që me ndihëm e Zotit lart dhe me ndihmën time besoj se do ja arrijmë “ tha këngëtari.