10:17 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ka armiq? Jo të gjithë, te Barcelona e duan Xavin si trajner

Josep Maria Bartomeu në një intervistë për TV3 ka konfirmuar se mbështesin Quique Setienin si trajnerin e tyre edhe për edicionin e ardhshëm.

Për më shumë, presidenti i Barcelonës bëri të ditur se duan që të respektojnë kontratën me trajnerin deri në fund.

Sidoqoftë, kjo gjë nuk mund të garantohet me intervista, shkaku që Setieni duket se e ka humbur garën me Real Madridin për La Ligën, derisa nuk e kanë të sigurt as Ligën e Kampionëve.

Nga ana tjetër, Xavi Hernandezi, që lidhet me një zëvendësim të trajnerit aktual, ka rinovuar me skuadrën nga Arabia Saudite, Al Sadd.

Modeli i Xavit, tregon më së miri se jo të gjithë, te Barcelona e duan rikthimin e tij në Camp Nou, aq më pak si trajner.

Por, kjo gjë mund të ndryshojë në zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen në vitin e ardhshëm dhe Bartomeu mund të mos jetë më president i klubit.