11:23 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Ka dy ditë në mes të rrugës”, kali i ngordhur tmerron fëmijët në Shkodër

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Sipas denoncimit të një qytetari pranë redaksisë sonë, një kalë i ngordhur është lënë në mes të rrugës prej dy ditësh dhe askush nuk e largon nga rruga.

Përveç pamjes që është tmerruese për fëmijët e vegjël që kalojnë pranë, trupi i pajetë i kafshës i cili ka filluar të dekompozohet, përbën problem për shëndetin e kalimtarëve aty pranë.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje Jeta osh qef, po ju dërgoj foto që ky kalë ka dy ditë i ngordhur në mes të rrugës dhe nuk merr askush masa për ta larguar nga rruga. kjo ndodhet në lagjen “Udha Kryq” në qytetin e Shkodrës, ju lutem bëjeni publike që të marrë masa kush është përgjegjës për këtë punë, për ta hequr nga rruga se po tmerrohen fëmijët që po e shohin ashtu në mes të rrugës. Ju lutem anonim.”