Ka dy ditë që nuk është bashkuar me klubin…Çfarë po ndodhë me kapitenin Araujo?!
Ronald Araújo vazhdon të mungojë në stërvitjet e FC Barcelonës që nga disfata 3:0 ndaj Chelseat në Champions League, takim ku mbrojtësi uruguaian u përjashtua me karton të kuq.
Mungesa e tij pas ndeshjes ka ngritur shqetësime te klubi dhe tifozët, pasi lojtari nuk është bashkuar me skuadrën për disa ditë radhazi, shkruan Indeksonline
Trajneri Hansi Flick ka sqaruar sot se arsyeja e kësaj mungese nuk lidhet me çështje disiplinore apo probleme të brendshme, por me një shqetësim shëndetësor. Sipas tij, Araújo po vuan nga probleme me stomakun, çka e ka penguar të stërvitet dhe e përjashton edhe nga ndeshja e ardhshme në La Liga.
“Ka probleme me stomakun. Dhe do jetë jashtë nesër. Moralisht të gjithë jemi keq pas humbjes ndaj Chelseat”, u shprej Flick
/Indeksonline/

