75 Mall Live Search
16:42 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ka dy ditë që shpërndanë ndihma, si Ornoldi janë 99 % e të rinjve shqiptar

Ornoldi është nga Vlora. Prej dy ditësh e ka lënë familjen, shtëpinë e punët dhe punon ditë e natë pa u lodhur për mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave për njerëzit në nevojë nga pasojat e tërmetit.

Ornoldi nuk lodhet e as nuk mburret. Kokëulur e duarpërveshur ai punon pa pushim.

Thjesht do të japë një ndihmë.


Ornoldët janë shumica dërrmuese e shqiptarëve. Janë 99% prej nesh.
Janë Ornoldët që na japin shpresë dhe kurajo në atë që bëjmē e jo një grusht njerëzish me pushtet të cilët edhe në fatkeqësi shfaqen me kamera, pispillosje, këpucë të lustruara e veshje të shtrenjta për të bërë show, teksa në darkë bisedojnë se si do përfitojnë edhe nga vdekja.


Rrofshin Ornoldët!