13:47 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ka edhe shoferë të tillë, bllokojnë hyrjen e banesës në Prishtinë!

Kryeqyteti i Kosovës është kthyer në një kaos urbanistik. Madje secili mund ta parkojë ku t’ia dojë qejfi veturën.

Veprime të tilla shpesh kanë irrituar qytetarët, të cilët po e vuajnë më së shumti këtë dukuri.

Në një fotografi mund të shihni se si një veturë e tipit Jetta ka bllokuar një hyrje të një ndërtese, gjegjësisht atë A5 në Ulpianë, shkruan Indeksonline.

Shoferi i kësaj veture, s’ka menduar fare që banorët s’mund të lëvizin pas veprimit të tij të paedukatë. E rëndësishme për të, ta parkojë veturën e tij./Indeksonline/