Ka famë e pasuri, por Janet Jackson nuk ka kujdestare për fëmijë!
Është një nga këngëtaret më të njohura dhe më të suksesshme në botë.
Me një karrierë të gjatë si të asaj, padyshim të gjithë mendojmë që ajo I ka të gjitha.
Por përkundër famës dhe pasurisë që ajo posedon, Janet Jackson, ka thënë se nuk ka asnjë dado që kujdeset për fëmijët e saj.

Në një intervistë për Sunday’s Stellar këngëtarja e famshme ka thënë se është një jetë sfiduese për të teksa rrit djalin e saj, Eissa Al Mana.
“Është e vështirë të jesh një nënë që punon. Unë nuk kam dado kujdestare, të gjitha i bëj vetë”, tha Jackson.
Ndryshe, ajo ka vite që është tërhequr nga muzika./Indeksonline/