Ka famën, paratë dhe çdo gjë tjetër! Por Jennifer do të preferonte të milte dhentë
Jennifer Lawrence mund të jetë vetëm 27 dhe ka ende shumë për të kaluar në karrierën e saj si aktore, por ylli i Game of Thrones është lodhur me shkëlqimin dhe
famën.
Në një intervistë për Elle, Jennifer tregon se do të preferonte të livadhiste nëpër fusha, të jetonte në një fermë dhe të milte dhentë.
Nuk është hera e parë që aktorja tregon se parapëlqen jetën e thjeshtë dhe njihet për natyrën sportive, ashtu siç njihet si fanse e thekur e Kim Kardashian dhe familjes së saj, që vetëm me jetën në fermë nuk kanë lidhje.