75 Mall Live Search
14:03 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ka filluar shitja e biletave për Kampionatin Evropian në Prishtinë

Sot do të fillojë Kampionati Evropian në Prishtinë, ndërsa ka filluar shitja e biletave të FIBA U20.

E rëndësishme të theksohet është që të hollat që do të fitohen nga shitja e biletave do të dhurohen si donacion për fëmijët e prekur nga sëmundja e fibrozës cistike, shkruan Indeksonline.

Biletat mund ti blini tek New Born-i dhe para palestrës “1 Tetori”. Çmimi i biletës do të jetë 1.00 euro, dhe kjo biletë do të jetë ditore, pra me një euro mund ti shikoni të gjitha ndeshjet që zhvillohen gjatë ditës.

Federata e Basketbollit të Kosovës dhe Shoqata për personat me Fibrozë Cistike shpresojnë se kjo kampanjë do të mbështetet nga të gjithë, andaj kërkon nga shoqëria kosovare të bëhen pjesë e saj.

FIBA U20 Kampionati Evropian, Divizioni B – Femrat do të mbahet në Prishtinë prej 3 deri më 11 Gusht 2019./Indeksonline/.