75 Mall Live Search
08:16 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / G T

Ka filluar të këndellet Myrto, sulmuesi shqiptar shënon gol të bukur në MLS

Skuadra e Austin FC ka shënuar fitore 2:1 ndaj Los Angeles Galaxy, ndeshje e vlefshme për elitën e futbollit amerikan, MLS.

Gol në këtë takim shënoi edhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, shkruan Indeksonline

Uzuni shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 40’të.

Por, kjo nuk ishte e gjitha për lojtarin “kuqezi”. Në minutën e 63’të, Uzuni asistoi te goli i shënuar nga Ëolff – duke treguar se ka filluar të këndellet.

Ky ishte goli i dytë i Uzunit në MLS këtë sezon. Ai poashtu ka bërë edhe dy asiste./Indeksonline/