75 Mall Live Search
10:42 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / AR

Ka finalizuar klipin e këngës që dy vite, Fifi tregon arsyen e ‘çuditshme’ pse nuk u publikua bashkëpunimi me Flori Mumajesin

Këngëtarja e njohur Fifi ka treguar një histori të padëgjuar më parë.

Ajo tregoi që ka dy vite që është finalizuar një këngë me videoklip, të cilin e ka sjellë në bashkëpunim me Flori Mumajesin, por që nuk është publikuar për një arsye të çuditshme, shkruan Indeksonline.

Gjatë bisedës me banoret e ‘BBV’, Fifi u shpreh se nuk do ta pengonte publikimi i këtij klipi, edhe pse para dy viteve peshonte 100 kile.

E kam një këngë me videoklip gati që dy vjet, që rrin aty klipi. Thjeshtë jom kon 100 kile aty dhe ai ka hallin tem mos po dokna keq. I kam thënë shumë shpesh se mu nuk më vjen keq qysh kam qenë, mu s’me vjen marre’, tha Fifi./Indeksonline/