”Ka hi uji te Reali”, edhe Albacete i kalli
Real Madridi është eliminuar nga Kupa e Mbretit.
Në ndeshjen debutuese të trajnerit Alvaro Arbeloa, Real Madridi pësoi humbje në 1/8 e finales, nga skuadra e Albacetes, ku pësoi humbje me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.
Javi Villar ishte ai i cili i dha epërsinë Albacetes në minutën e 42-të.
Gëzimi i tyre zgjati pak, pasi Franco Mastantuono barazoi shifrat në 45+3, dhe skuadrat shkuan në pushim me barazim 1-1.
Por Albacete nuk u tregua aspak inferiore ndaj ”Los Blancos” ku në fund të ndeshjes realizoi dy gola të tjerë.
Jefte Betacor riktheu epërsinë në minutën e 82-të.
Drama nuk u ndal këtu, pasi Gonzalo Garcia barazoi edhe njëherë shifrat në 90+1.
Por Betancor ishte heroi i Albacetes, ku sulmuesi spanjoll shënoi golin e dytë personal dhe të fitores, në 90+4./IndeksOnline/

