75 Mall Live Search
11:45 / E Diele, 21 Prill 2024 / Gj. Sh

Ka interesim nga Liverpuli, Zheng thotë se Inzaghi do të vazhdoj me Interin

Skuadra e Liverpulit është në kërkim të një trajneri të ri, pasi Jurgen Klopp do të largohet në fund të sezonit.

Një nga objektivat e “Redsave” është trajneri aktual i Interit, Simone Inzaghi, shkruan IndeksOnline.

Tekniku italian ka pasur një sezon fantastik, ku është afër të fitoj titullin e kampionit të Serie A.

Rreth thashethemeve për largimin e Inzaghit, ka folur edhe presidenti i zikaltërve, Steven Zhang.

Ai tha se Interi do të vazhdoj me Izaghin, pasi pjesë kyçe e projektit të klubit.

“Nuk ka asnjë dyshim, ne do të vazhdojmë së bashku. Ai është një trajner i shkëlqyer. Inzaghi do të qëndrojë si pjesë kyçe e projektit tonë”, tha Zhang për Sky Sport./IndeksOnline/