75 Mall Live Search
15:18 / E Hënë, 06 Maj 2024 / AR

Ka jetë luksoze por kaq pak paguan për një fustan Mbretëresha e Spanjës

Mbretëresha e Spanjës ka një gardërobë shumë të pasur, e cila përbëhet nga rroba të kushtueshme.

Mirëpo, të shtunën e kaluar, ajo u shfaq në Akademinë Ushtarake të Zaragozës, ku merr pjesë vajza e saj, Princesha Leonor, e veshur super klas.

Ajo zgjodhi një fustan të zi, me dekolte të hapur, nga koleksioni Conscious i H&M, i cili përfshin të paktën 50% material të ricikluar dhe kushton pak më shumë se 100 euro.

Fustani doli në dyqane në vitin 2018 dhe mbetet ende i preferuar.

Letizia, pa dashur të tërhiqte vëmendjen, zgjodhi këtë fustan, pasi eventi që mori pjesë i ishte kushtuar bashkëshortit të saj. Pas përfundimit të pritjes, çifti mbretëror mori pjesë në darkën në restorantin e famshëm Aura.