75 Mall Live Search
23:23 / E Premte, 15 Gusht 2025 / BA

Ka kaluar më shumë se një orë që nga fillimi i takimit Trump-Putin

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin janë në takim së bashku me delegacionet e tyre përkatëse për më shumë se një orë.

Trump kishte thënë se do ta dinte brenda minutash nëse Putini ishte vërtet i interesuar të ndiqte paqen. Ai tha gjithashtu se nëse samiti shkon keq, ai “do të largohej”.

“Mund të largohem dhe të them, ‘fat të mbarë’, dhe ky do të jetë fundi. Mund të them se kjo nuk do të zgjidhet”, tha Trump para samitit, shkruan CNN.