75 Mall Live Search
16:36 / E Premte, 02 Janar 2026 / H F

‘Ka kënduar për mua,’ Egli kujton momentet me Gjestin në BBVA

Mbrëmjen e djeshme, ekrani i Top Channel u ndez nga atmosfera festive e emisionit “E Diell”, i cili mblodhi emra të njohur të artit dhe ekranit për të festuar fundvitin.

Mes të ftuarve spikatën zërat e dashur të muzikës popullore, ku padyshim vëmendjen e mori këngëtarja e mirënjohur Remzie Osmani.

Gjatë rrjedhës së emisionit, një moment mjaft emocional u krijua kur Egli Tako u afrua pranë këngëtares për të shprehur vlerësimin e saj të lartë. Egli nuk i kursye fjalët, duke e cilësuar Remzien si një person mjaft të veçantë në jetën e saj, jo vetëm si artiste, por edhe për kujtimet që ato ndajnë.

“Remzia është shumë e veçantë për mua dhe besoj se të gjithë e dimë arsyen. Ajo ka kënduar në një moment shumë të rëndësishëm për mua,” u shpreh Egli, duke sjellë në vëmendjen e publikut një nga ngjarjet më të përfolura vitin që lamë pas.

Ajo i referohej ‘dasmës’ së saj me Gjestin brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku Remzie Osmani ishte e ftuara speciale që performoi gjatë ceremonisë.

Ky gjest dhe këto fjalë rikthyen tek ndjekësit emocionet e asaj nate, duke treguar mirënjohjen që Egli vazhdon të ketë për këngëtaren. 

https://www.tiktok.com/embed/v2/7590628007467912462?lang=en-US&referrer=https%3A%2F%2Fprivebruto.com%2Fka-kenduar-per-mua-egli-rikthen-pas-kujtimet-e-dasmes-me-remzien%2F%3Ffbclid%3DPAZXh0bgNhZW0CMTEAc3J0YwZhcHBfaWQPMTI0MDI0NTc0Mjg3NDE0AAGnkJ4__cJgt0ueidFSp5Brl24zIe3tzGnmA0ZcSitNFMSI2Ozl2L0AF7cf5t0_aem_JNCcWr7_CcaCTt1lpubP0g