Ka lëndë të rrezikshme, Greqia heq urgjentisht nga tregu shurupin që shitet edhe në Shqipëri
Agjencia Kombëtare e Barnave të Greqisë ka urdhëruar të gjitha farmacitë e vendit që të heqin nga rastet të gjitha sasitë e shurupit “Ponstan” për shkak të sasive të palejuara të plumbit dhe litiumit që gjenden në të.
Autoritetet greke kanë konstatuar se sasia e këtyre lëndëve është shumë më e lartë se sa masa e lejuar prej Bashkimit Evropian duke paralajmëruar sanksione të forta ndaj atyre që ia ofrojnë pacientëve, raporton Albeu.com.
Ky shurup shitet edhe në Shqipëri,derisa mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i autoriteteve shqiptare. /Indeksonline/