14:05 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / B O

Ka lëvizje serioze për Casemiron, pranë kalimit në Premierligë

Bisedimet mes Manchester United dhe Casemiros po vazhdojnë edhe sot. Raportohet se skuadra e madhe angleze është afër transferimit të mesfushorit brazilian.

David Ornstein raporton se bisedimet po avansojnë dhe me hapa të sigurt po shkohet drejt marrëveshjes. Perez dhe Ancelotti kanë pranuar shitjen e tij ngase kanë zëvëndësuesin ideal në skuadër, Tchoamenin.

30 vjeçari Casemiro poashtu është i interesuar për lëvizje ngase ka fituar të gjitha kupat e mundshme me Real Madridin dhe e sheh të nevojshme të provojë një eksperiencë të re.

Shifrat e transferimit tani do të diskutohen dhe së shpejti pritet përgjigje finale nga të dy palët./Indeksonline/