Ka luajtur në NBA, Trepça zyrtarizon basketbollistin amerikan

KB Trepça ka bërë transferimin e parë për sezonin e ri.
Kampioni i Kosovës ka zyrtarizuar basketbollistin amerikan, Desmon Cambridge JR, shkruan IndeksOnline.
25-vjeçari u transferua nga skuadra Sabah Baku nga Azerbajxhani, derisa në të kaluarën ishte pjesë e skuadrës së NBA, Toronto Reports.
Cambridge ka gjatësi prej 193 cm, dhe do të jetë forcë shtesë për Trepçën në mbrojtjen e titullit./IndeksOnline/