17:12 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ka luksin dhe famën, por frizeri kosovar nga Zvicra, do të investojë në Kosovë

Shqiptarët kanë arritur kudo në botë të shënojnë suksese, këtë e dëshmojnë edhe dhjetëra artistë, dizajnerë, frizerë, e sportistë.

Të talentuar, punëtor e mjaftë e ambicioz, të rinjtë e vendit tonë, po tregojnë se pavarëisisht se jemi popull i vogël, jemi të aftë dhe mund t’ia dalim.

Edhe Ludvik Tunaj i njohur si Ludo Lee, është një nga emrat më të kërkuar në Zvicër dhe jo vetëm.

Madje, po t’ia lëshosh një sy profilit të tij në Instagram, e kupton se Ludo i takon botës së show biz-t botëror.

Fotografitë e tij me emra të famshëm si Kylie Jenner, Irina Shayk, Kim Kardashian e supermodele me nam, tregojnë se ai tashmë ka prekur suksesin që çdo kush do dëshironte.

Por, ajo që vlen të theksohet tek ky frizer, është se ai nuk harron rrënjët dhe origjinën. Indeksonline mëson se Ludo është duke bërë një investim në Kosovë.

Një vepër e tillë e një të riu që karrierën po e zhvillon në industrinë e të famshmëve, do të thotë shumë për vendin tonë./Indeksonline/