75 Mall Live Search
09:15 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / G T

“Ka mbaruar fakultetin”, gazetari polak tregon pse e votoi Rodrin: Ka klasë në lojën e tij!

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri është fituesi i “Topit të artë”, duke mposhtur kështu futbollistin e Real Madridit, Vinicius Jr.

Gazetari polak, Maciej Iwanski, i cili dha pikë të plota për mesfushorin spanjoll tregoi arsyen pse votoi për Rodrin, shkruan Indeksonline

“E zgjodha Rodrin për shkak të klasit të tij dhe lojës së ndershme. Ai ka zero rrjete sociale, ka mbaruar fakultetin dhe ka përulësi të madhe.

“Rodri vlerësohet më së miri duke e parë për 90 minuta. Në epokën e sotme, të rinjtë shikojnë vetëm momentet kryesore dhe veprimet spektakolare të Vinicius Jr”, u shpreh Iwanski

Kujtojmë se te Real Madridi nuk e pranuan assesi këtë humbje, madje munguan edhe në ceremeninë në Paris./Indeksonline/