12:39 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ka më shumë se 1 javë prej rrëzimit të shtyllës elektrike, në Junik, KEDS-i s’ndërmerr asgjë

Ka më shumë se një javë që kur është rrëzuar një shtyllë elektrike në Junik dhe KEDS nuk ka ndërmarre asgjë..

Banoret e lagjes ”Qoku” në Junik, shprehen të shqetësuar pasi sipas tyre po u rrezikohet jeta, shkruan Indeksonline.

Sipas banorëve, KEDS-i është lajmëruar për këtë shtyllë të rrëzuar, mirëpo, këta të fundit janë arsyetuar duke thënë se ajo shtyllë nuk paraqet rrezik.

Indeksonline ju sjell disa fotografi ku mund ta shihni ne çfarë gjendje është ajo shtyllë që nga 11 Gushti i këtij viti.