75 Mall Live Search
19:17 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Ka ndërruar jetë aktori i serisë së njohur ‘Beverly Hills’

Ka vdekur në moshën 55 vjeçare aktori i njohur amerikan, Luke Perry.

Aktori i cili famën më të madhe e fitoj nga roli i Dylan McKay në serialin e famshëm Beverly Hills vdiç pas një sulmi që pësoj në tru, shkruan Indeksonline.

Perry ndërroj jetë në spitalin Shën Jozefit në Kalifroni thuhet në raportimet e TMZ.

Aktori u dërgua në spital në fund të muajit shkurt pas një sulmi që pati në tru derisa ishte në shtëpinë e tij në Los Angjelos.

Përveç rolit kryesor në ‘Berverly Hills’ ai ka luajtur edhe në disa filma të tjerë si ‘Vampire Garth’ dhe ‘The Fifth Element and Spelling’

Perry la pas vetës një vajzë dhe një djalë nga martesa me Rachel Sharp me të cilën u nda në vitin 2003./Indeksonline