Ka ndërruar jetë aktori turk, gruaja e tij i jep përqafimin e fundit
Aktori i njohur turk Tarik Unluoglu që ka marrë pjesë në disa seriale të njohura, ka ndërruar jetë.
Ai ka humbur betejën me kancerin e mushkërive, në moshën 61- vjeçare.
Tash e sa kohë aktori ishte i shtrirë në spital ku po provonte të shërohej nga kjo sëmundje, teksa nuk arriti të fitonte këtë luftë dhe ndërron jetë.
Ai u përcoll në një ceremoni të mbajtur në një teatër turk, ku të pranishëm ishin edhe shumë aktorë.
Kolegë, miq e familjarë u panë të dëshpruar nga kjo humbje, veçanërisht gruaja e tij e cila u pa teksa përqafonte arkivolin e të shoqit për herën e fundit. /Indeksonline/
