75 Mall Live Search
12:05 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ka ndërruar jetë modelja dhe aktorja e njohur

Aktorja dhe modelja e njohur, Kim Porter ka vdekur në moshën 47 vjeçare.

Ajo ishte në lidhje me reperin e njohur P. Diddy me të cilin ka tre fëmijë, dy vajza binjake dhe një djalë, u gjend e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angjelos, shkruan Indeksonline.

Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua nga mjekësia ligjore në LA, të cilët nuk dhanë detaje tjera rreth shkakut të vdekjes.

Yje të shumtë si Rihanna, 50 cent dhe Missy Elliott kanë përkujtuar aktoren e njohur.

Modelja dhe aktorja ishte në lidhje me reperin amerikan, Diddy që nga viti 1994 deri në vitin 2007./Indeksonline/