“Ka ndikim sikur legjenda e Newcastle dikur…”, gazetari i famshëm anglez “çon” në qiell Granit Xhakën
Gazetari i famshëm nga Anglia, Ian Murtagh krahason Granit Xhakën me legjendën e Newcastle Unitedit, Kevin Keegan:
“Ai është transferimi më me ndikim në Verilindje që nga Kevin Keegan në Neëcastle United në vitin 1982”, u shpreh fillimisht gazetari anglez
“Nuk po them domosdoshmërisht më i miri, por për sa i përket ndikimit, për sa i përket rritjes së standardeve, për sa i përket komunikimit me shokët e tij të ekipit, mendoj se ka ngjashmëri të mëdha midis të dyve – edhe pse janë 40 vjet larg njëri-tjetrit”, vazhdon tutje Ian Murtagh
Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës është duke kaluar momente fantastike me “Macat e Zeza”./Indeksonline/

