75 Mall Live Search
13:04 / E Mërkurë, 26 Qershor 2024 / LB

Ka ndryshime, publikohet agjenda e re e takimeve Kurti, Vuçiq, Borrell

Bashkimi Europian në faqen zyrtare ka publikuar orare tjera të takimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Takimet, që fillimisht ishin planifikuar për orën 15:00, do të nisin nga ora 16:30.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, do të takojë fillimisht kryeministrin Albin Kurti nga ora 16:30, ndërsa gjysmë ore më pas do të zhvillojë takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimi i përbashkët trepalësh është planifikuar të nisë në orën 18:00 dhe pas këtij takimi Borrell do të deklarohet për media.

Kryeministri Kurti tashmë ka udhëtuar për në Bruksel.

“Takimet do të analizojnë atë që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Përfaqësuesit të Lartë dhe do të fokusohen në rrugën përpara”, thuhet në njoftimin e BE-së për takimin e sotëm.

BE tha se do të ketë deklarata për mediat nga kryediplomati Borrell përpara dhe në fund të takimeve.