75 Mall Live Search
09:01 / E Martë, 19 Prill 2022 / A. M.

“Ka nisur beteja për Donbasin”, deklaron Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia ka nisur ofensivën e gjerë në rajonin e Donbasit.

Mediat raportojnë më 19 prill për bombardime të fuqishme në rajonin Donjeck, përkatësisht në Marinka, Sllavjanska dhe Kramatorsk.

“Ne mund të konfirmojmë tani se trupat ruse kanë nisur betejën për Donbasin, të cilën e kanë përgatitur për kohë të gjatë. Një pjesë e madhe e ushtrisë ruse tani është e dedikuar në këtë ofensivë”, ka deklaruar Zelensky.