75 Mall Live Search
10:07 / E Enjte, 29 Maj 2025 / mp

Ka nisur protesta e bizneseve kundër ZRRE-së, kolona deri tek “Albi Mall”

Protesta e paralajmëruar nga Oda Ekonomike e Kosovës ka nisur rreth orës 10:00.

Bizneset kanë dalë për të shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila nuk ka shtyrë afatin për liberalizimin e tregut të energjisë – vendim që pritet të hyjë në fuqi pas tri ditësh.

Protestuesit po qëndrojnë në mënyrë të qetë, ndërsa me automjete të rënda po bllokojnë hyrjet kryesore në kryeqytet.

Kolona janë krijuar në disa prej rrugëve kryesore, përfshirë atë që shpie deri tek “Albi Mall”. /Indeksonline/