16:15 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / A.D

Ka një arsye pse njerëzit e pasur janë të pasur

Njerëzit e pasur nuk janë rastësisht të pasur. Përveç faktit që fitojnë më shumë në profesionet e tyre, këta njerëz janë shumë të zotë në bërjen e llogarive, që do të thotë: bëjnë blerje të zgjuara!

Nëse mendoni se milionerët blejnë gjënë e parë që ju del para me sy mbyllur, mendoni gabim! Ata ndoshta përfitojnë nga uljet dhe blejnë me shumicë më shumë se gjithë të tjerët. 

Sipas studimeve të kryera, letra higjienike kushton mesatarisht 44,3% më pak nëse blihet me shumicë, krahasuar me çmimin nëse blen një pako të vogël. Studiuesit zbuluan se njerëzit me ekonomi më të mirë, janë të prirur të blejnë paketimet e mëdha. Edhe pse familjet me të ardhura më të pakta do të përfitonin më shumë nga këto kursime, fatkeqësisht ata nuk e kanë luksin të presin për uljet dhe shpesh nuk mund t’i përballojnë çmimet e larta të artikujve me shumicë. 

Për këtë arsye ata shpenzojnë rreth 0,03 dollarë më shumë në një letër higjienike. Gjithsesi, nuk bëhet fjalë vetëm për blerjen e produkteve të tilla. Sipas ekonomistëve njerëzit me të ardhura më të pakta paguajnë më shumë për transportin, ushqimin, kujdesin shëndetësor dhe për jetesën, krahasuar me personat që fitojnë më shumë para.

Një tjetër sekret i njerëzve të pasur është fakti që nuk shoqërohen kurrë me dikë që është pesimist dhe sheh pa ngjyra përreth. Njerëzit e suksesshëm janë përgjithësisht optimistë dhe të njëjtën gjë kërkojnë të marrin edhe nga personat me të cilët rrethohen.