09:31 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ka një emër të ri për stolin e Real Madridit

Real Madridi është duke kërkuar zëvëndësuesin e Santiago Solarit, trajnerit që përkohësisht është duke udhëhequr skuadrën spanjolle. Emri i fundit është Leonardo Jardim që lidhet me stolin e skuadrës galaktike.

Ish trajneri i Monakos është i pëlqyer nga bordi i Realit pasi që mosha e re e tij dhe futbolli i bukur që aplikon shihen përparësi.

Jardim ka krijuar shumë yje sa ishte te Monako, si Mbappe, Lemar, Bakayoko, Mendi e Fabinho.

Agjenti i Jardim pritet të udhëtoi këtë vikend në Spanjë për të filluar bisedimet e para me Real Madridin./Indeksonline/