“Ka një vend në ferr për këto femra”, Shakira “thumbon” partneren e re të Pique

Këngëtarja me famë botërore, Shakira, ka dhënë intervistën e saj të parë që prej ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, Gerard Pique.
Ish-çifti dhe Clara Chia, partnerja e re e futbollistit, kanë pushtuar mediat e huaja gjatë kohëve të fundit.
Ylli 46-vjeçar foli për kanalin meksikan ‘Canal Estrellas’ dhe nuk mbajti të njëjtin qëndrim me atë që ka mbajtur në këngët e saj.
Shakira i hodhi edhe një herë “benzinë zjarrit” për marrëdhënien e Pique me partneren e tij të re.
“Ka një vend të rezervuar në ferr për gratë që nuk mbështesin gratë e tjera,” tha Shakira.
Në veçanti, e pyetur nga gazetarja se sa personale janë tekstet e këngëve të saj, Shakira tha: “Nëpërmjet këngëve të mia kam ndjerë gjithmonë se kam për detyrë të përdor zërin tim dhe t’ua jap hua atyre që nuk mund të flasin”.
Kujtojmë se në këngët e saj të reja, Shakira “thumbon” Kian, por edhe Piquen, përmes teksteve hakmarrëse.
Ajo ka theksuar gjithashtu se tashmë ka “më shumë besim” te vetja dhe është bërë “luaneshë” për dy fëmijët e saj, Sasha 7-vjeçare dhe Milan 10-vjeçar.