Ka një vit që gypi i ujit të pijshëm rrjedhë, Komuna e as Ujësjellësi nuk intervenon
Ka thuajse një vit që një gyp i ujit të pijshëm është dëmtuar, duke rrjedhë rregullisht.
I njëjti gyp sipas një qytetari, është në pronë publike, teksa atij po i shkakton dëme të mëdha duke ia dëmtuar shtëpinë, por edhe lokalin.
Derisa Komuna e Prishtinës dhe Ujësjellësi nuk kanë intervenuar, ai e ka adresuar këtë problem në adresë të Indeksonline.

“Jam një qytetar i Prishtinës, banoj në Lagjen e Spitalit dhe kam probleme që një vit me një gyp të ujit të pijës, i cili rrjedh vazhdimisht dhe as ujësjellësi e as komuna nuk kanë intervenu. Rrjedha e atij uji po e dëmton shtëpinë dhe lokalin tim. Momentalisht po mundohemi ta sanojmë problemin, por s’po kemi mundësi”, ka thënë ai.
Tutje ai ka shtuar se dje janë detyruar ta thërrasin edhe Policinë e Kosovës që të intervenojnë në ujësjellës, por as ata nuk kanë ardhur./Indeksonline/


