12:51 / E Shtunë, 10 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ka pasuri marramendëse, por makina e fundit e Çagatay Ulusoy i “zhgënjeu” fansat

Aktori turk Çagatay Ulusoy është ndër aktorët më të pëlqyer, por edhe ndër më të paguarit në Turqi.

Ndonëse fiton shumë para për një episode të një seriali, Ulusoy nuk i shpenzon ato për sende luksoze.

Së fundmi mediat turke bëjnë të ditur se aktori ka blerë një makinë të re dhe shkruajnë të habitur për zgjedhjen e tij.

Ulusoy ka blerë një makinë Land Rover të vitit 2002. Ai u fotografua një ditë më parë teksa ngiste makinën e re dhe kishte zbatuar masat kundër koronavirusit duke mendosur maskë.

Kohët e fundit aktori ka bërë një jetë larg zhurmës së qytetit dhe bashkëjeton me të dashurën e tij Duygu Sarisin, por pritet shpejt të rikthehet në ekran me një serial të ri.