75 Mall Live Search
19:00 / E Diele, 16 Prill 2023 / AR

‘Ka përndjekur disa herë në rrjetet sociale Noizy-n’/ Akuzat që policia ka ngritur ndaj Cllevio-s

Policia ka ndaluar sot Cllevio Serbiano (Kleviol Ahmeti) pasi ndaj tij ka një urdhër ndalimi nga Policia e Durrësit pas kallzëmit të bërë nga reperi i njohur, Rigers Rajku (Noizy).

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin K. A., 37 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur disa herë, në rrjetet sociale, shtetasin R. R., banues në Durrës.

Shtetasi K. A. është ndaluar në Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, nga shërbimet e Komisariatit Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme’, citohet në njoftimin e policisë.