75 Mall Live Search
14:23 / E Premte, 21 Qershor 2024 / L K

Ka probleme me ligjin, por Justin Timberlake merr vendimin e papritur

Justin Timberlake do të vazhdojë me turneun muzikor pavarësisht problemeve ligjore me të cilat po përballet.

“Këngëtari 43-vjeçar planifikon të vazhdojë me të gjitha datat e koncerteve të ardhshme të turneut botëror Forget Tomorrow”, thotë një burim për revistën People.

Këngëtari u arrestua në orët e para të mëngjesit të së martës për drejtimit të automjetit në gjendje të dehur. Arrestimi i Timberlake erdhi mes një pushimi të shkurtër në turne, pas performancës së tij më 15 Qershor në Miami.

Turneu i këngëtarit të muzikës pop do të vazhdojë deri në dhjetor me ndalesa në qytetin e Nju Jorkut përpara se të shkojë në Evropë, në Kanada dhe më pas sërish në vende të ndryshme në SHBA.

Arrestimi i Timberlake për shumë fansa mund të mos jetë një surprizë duke qenë se ka pasur një sërë rastesh në të kaluarën ku artisti i njohur ka folur për betejën e tij me alkoolin.