75 Mall Live Search
19:57 / E Enjte, 10 Tetor 2024 / H F

Ka probleme me zemrën, mbrojtësi i United mbetet jashtë fushave deri në vitin 2025


Manchester United nuk do të ketë në dispozicion Noussair Mazraoui për dy muaj, pasi futbollisti maroken ka probleme me zemrën.

Mediat bëjnë me dije se klubi nga Manchesteri ka qenë në dijeni të këtij problemi shëndetësore të futbollistit që kur ai iu bashkua skuadrës, në verën që lamë pas.

Mazraoui do i nënshtrohet një operacioni, diçka që është këshilluar nga mjekët e skuadrës. Sipas parashikimeve, 26-vjeçari do të rikthehet në fushë në fillimin e vitit të ardhshëm. Ai ka luajtur deri më tani 7 ndeshje me “Djajtë e kuq”.