75 Mall Live Search
08:19 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / G T

“Ka probleme me frymëmarrje”, trajneri i Sparta-s tregon arsyen e largimit të Albion Rrahmanit: S’ishte i mirë as në ndeshje!

Trajneri i Sparta Pragës, Brian Priske ka folur në lidhje me largimin e hërshëm nga loja të Albion Rrahmanit mbrëmë në UEFA Conference League.

Rrahmani u zëvendësua në minutën e 24-të për shkak të një lëndimi, shkruan Indeksonline

Trajneri Priske në konferencë për media pas barazimit 0:0 ndaj Rakoë-it, tregoi pse e largoi nga loja sulmuesin kosovar.

Ai thotë se Rrahmani ka probleme shëndetësore, që ndikoi edhe në paraqitjen e tij.

Image

“Nuk e di saktësisht se çfarë nuk po shkon me të. Por javët e fundit, në fakt qysh nga pushimi i fundit ndërkombëtar, ai ka pasur disa probleme me frymëmarrje. Kështu që nuk e di, por ai nuk ishte i mirë as në ndeshje.

“Ai ka luftuar me një infeksion në javët e fundit dhe është duke përdorur antibiotikë. Ai ndjeu se mund të luante sonte, por në fakt nuk u ndje mirë qysh nga fillimi i ndeshjes”, u shpreh trajneri i klubit çek.

Sulmuesi kosovar mund të mungojë edhe në listën e Franco Fodas, që publikohet sot për ndeshjet e nëntorit, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës./Indeksonline/